Futbollisti francez i Bayern Munich, Lucas Hernandez është dënuar me gjashtë muaj burg nga një gjykatë spanjolle për shkeljen e një urdhri ndalimi në vitin 2017.
Hernandez, 25 vjeç, duhej të paraqitej në gjykatë në Madrid të martën. Ai ka apeluar kundër dënimit.
Urdhrat kufizues ishin vendosur ndaj tij dhe të dashurës së tij, Amelia Ossa Llorente, pas një debati të dhunshëm.
Por ata u panë duke u kthyer në Spanjë pasi u martuan, duke thyer urdhrin kufizues.
Pas paraqitjes së tij në gjyq, Hernandez do të ketë 10 ditë për t’u paraqitur në burg vullnetarisht. Ai do të lejohet të zgjedhë burgun ku do të vuajë dënimin.
Urdhrat kufizues u dhanë pasi ai dhe zonja Llorente patën një grindje në vitin 2017, megjithëse asnjëri prej tyre nuk kishte ngritur akuza.
Zonja Llorente u dërgua në spital me lëndime të lehta, ndërsa Hernandez u dënua për dhunë në familje ndaj saj.
Edhe gruaja e tij u dënua me 31 ditë shërbim në komunitet për dhunën, sulmin dhe dëmtimin e pronës.
Ndërsa lojtari ishte dënuar me gjashtë muaj burg me kusht në vitin 2019 për thyerjen e urdhrit të tij të ndalimit. Ankesa e tij ishte refuzuar.
Hernandez fitues i Kupës së Botës në 2018, ishte në ekipin francez i cili fitoi finalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës të dielën.
Dyshja janë të martuar dhe kanë një djalë. /Telegrafi/