Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunas që ishte planifikuar të zhvillohej sonte (e shtunë) me fillim nga ora 21:00, nuk u luajt fare për shkak të vdekjes tragjike të një anëtari të blaugranasve.
U konfirmua më herët se doktori i ekipit të parë, Carles Minarro Garcia ka ndërruar jetë në dhomën e hotelit.
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, ataku kardiak ishte shkaktar që i mori atij jetën në moshën 40-vjeçare.
Ky lajm la të pikëlluar të gjitha komunitetin e futbollit në Spanjë dhe pati reagime nga më të ndryshmet, teksa tani ka ardhur edhe ai i mesfushorit të Barcelonës, Pedri.
Mesfushori spanjoll reagoi përmes një fotografie të postuar në rrjetin e tij social Instagram.
“Ende nuk po mund ta besoj. Një përqafim të madh për familjen e Carles dhe miqtë e tij”, ka shkruar Pedri.
Menjëherë pasi u mor vesh lajmi për këtë ngjarje tragjike, të dyja klubet një zëri u pajtuan që ndeshja të mos zhvillohej fare./Telegrafi/