Site icon Telegrafi

Ylli i Barcelonës ‘shpërtheu’ në lot në zhveshtore pas pjesës së parë ndaj Real Sociedadit

Barcelona pati një mbrëmje të vështirë të dielën, pasi ata u mposhtën nga Real Sociedadi dhe ishte vetëm humbja e tyre e dytë këtë sezon në kampionat.

Ata duket gjithashtu se kanë humbur edhe shërbimet e mesfushorit Frenkie De Jong, pasi holandezi u desh të zëvendësohej pas pjesës së parë.

27-vjeçari ka qenë paraprakisht për pesë muaj jashtë fushave dhe kishte startuar nga minuta e parë javën e kaluar ndaj Crvena Zvezdës.

Në atë që ishte hera e dytë për të si titullar këtë sezon, nuk arriti që të luajë më shumë se 45 minuta.

Mediumi spanjoll Sport ka thënë se De Jong ka frikë që e ka lënduar sërish kyçin e këmbës, pasi mori një goditje të rëndë gjatë ndeshjes.

I shqetësuar për situatën e tij, De Jong sipas raportimit thuhet se ka shpërthyer në të qara në dhomën e zhveshjes pas përfundimit të pjesës së parë.

Ashtu siç ishte, De Jong thuhet se ka marrë vetëm një goditje dhe për këtë arsye ka udhëtuar për t’iu bashkuar Holandës për dy sfidat në Ligën e Kombeve.

Sidoqoftë, tashmë është bërë e qartë se fizikisht dhe mendërisht, De Jong nuk është rikuperuar ende 100 për qind dhe do t’i duhet kohë për ta rikuperuar versionin e tij më të mirë./Telegrafi/

Exit mobile version