Site icon Telegrafi

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, do të varet nga thellësia e ekipit të tij për sezonin që është duke vijuar. 

Blaugranasit po luftojnë në tri fronte, me një epërsi të vogël në krye të La Ligas, teksa kanë siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Mbretit dhe çerekfinalen në Ligën e Kampionëve. 

Gjetja e një ekuilibri mes kërkesave që kanë këto gara të ndryshme do të jetë kyçe për Flick, dhe ai pritet që t’i jap më shumë minuta në vazhdim lojtarëve rezervistë. 

Mes tyre që është i gatshëm të marrë më shumë minuta është Ferran Torres, si pjesë e planit për të menaxhuar minutat e Robert Lewandowskit. 

Lexo po ashtu Dy ish-presidentë të Barcelonës thirren për të dëshmuar në rastin e korrupsionit ‘Negreira’

36-vjeçari po vazhdon të prodhojë shifra të mira me 34 gola të shënuar deri më tani këtë sezon, por ai nuk do të luajë çdo minutë. 

Pavarësisht hapësirave të limituara, Torres ka arritur të shënojë 11 gola në të gjitha garat në sezonin 2024/2025, duke përfshirë pesë në vitin 2025. 

Sidoqoftë, reprezentuesi spanjoll ka insistuar se ai është i gatshëm të luftojë me polakun, pasi po synon ta çojë karrierën e tij në një nivel tjetër. 

“Unë kam besim në vete dhe unë mudn të jem sulmuesi kryesor i Barcelonës, pse jo?”. 

“Nëse klubi mendon të kërkojë dikë tjetër, kjo është mirë, por unë po i menaxhoj minutat mirë”, ka thënë Torres. 

25-vjeçari është në rrugën e duhur për të arritur shifrat më të mira në karrierë pasi realizoi 13 gola për Cityn në sezonin 2020/2021 dhe padyshim pritet të luajë një rol kyç për Hansi Flickun në vazhdim./Telegrafi/

Exit mobile version