Telegrafi

Ylli i Atalantas, Palomino, rezulton pozitiv me doping

Atalanta e ka konfirmuar se mbrojtësi Jose Luis Palomino është suspenduar pasi ka dështuar në testin e dopingut.

Qendërmbrojtësi është pezulluar si masë paraprake nga agjencia antidoping pas një testi të papritur gjatë stërvitjes parasezonale.

Fillimisht ishte raportuar se Palomino kishte rezultuar pozitiv për nandrolone, një steroid anabolik që ishte në kryetitujt në fillim të viteve 2000, pasi një mori lojtarësh, përfshirë Pep Guardiola dhe Edgar Davids, rezultuan pozitivë në Serie A.

Më vonë u zbulua se substanca nuk ishte ajo, por një tjetër.

Atalanta tani ka sqaruar se testi i Palomino ka nxjerrë në pah praninë e një metaboliti clostebol.

Clostebol është një steroid sintetik anabolik-androgjen që është i ndaluar nga Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA).

Më shumë teste do të kryhen për të konfirmuar praninë e metabolitit clostebol dhe stafi mjekësor i Atalantës dhe Palomino do të paraqesë një listë të substancave që ka marrë për të parë se nga mund të ketë ardhur. /Telegrafi/