Telegrafi

Ylli i Arsenalit qëndron në stadium për t’u stërvitur, e gjitha kjo pas fitores ndaj Bournemouthit (Video)

Arsenali fitoi ndaj Bournemouthit me rezultat 3-1.

Kjo ishte fitorja e parë pas dy barazimeve dhe kështu Topçinjtë kanë vetëm tre pikë nga Chelsea që është lider.

Pas ndeshjes Aaron Ramsey ka befasuar të gjithë tifozët, e gjitha kjo pasi ai ka qëndruar në Emirates dhe ka vazhduar të stërvitet.

Lexo po ashtu Arsenal 3-1 Bournemouth: Notat e lojtarëve, fantastik Xhaka, por edhe Mustafi (Foto)

Vlen të theksohet se mesfushori 25-vjeçar në fitoren ndaj Bournemouthit luajti vetëm nga minuta e 75-të.

Ky gjest nga Ramsey është komentuar shumë nga tifozët në rrjetet sociale dhe natyrisht që është pritur mirë. /Telegrafi/

Ramsey i ndihmuar nga një trajner i stafit teknik të Arsenalit.