Telegrafi

Ylli i Arsenalit befason teksa thotë se nuk i bën shumë të fitojë trofe

Getty Images

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud, ka befasuar të gjithë teksa ka thënë se është rehat me faktin se nuk po fiton trofe.

Francezi ka thënë se trofetë nuk janë faktor në karrierën e tij dhe se është i lumtur te londinezët.

Lexo po ashtu Me Wengerin ose jo, Arsenali do të bëjë ndryshime të mëdha – Ky është formacioni që projektohet për vitin e ardhshëm (Foto)

“Në ligë jemi gjithmonë në top katërshe”, ka thënë Giroud për L’Equipe.

“Natyrisht që qëllimi ynë është të fitojmë tituj, por kjo gjë nuk është faktor vendimtar në karrierën time”.

“Jam i lumtur në Londër”, ka shtuar për fund. /Telegrafi/