Telegrafi

Ylli anglez me vlerë 120 milionë euro nuk ka pirë asnjë birrë në jetën e tij – ai premtoi se do ta bëjë nëse fitojnë në Euro 2024

Ylli anglez Declan Rice premtoi se do të pinte birrën e parë në jetën e tij nëse Anglia do të bëhej kampione evropiane të dielën.

Mesfushori i Arsenalit ka thënë për “The Sun” se në atë rast ndoshta do t’i duhet të mbyllë hundën, sepse e urren erën e birrës.

Edhe tre vjet më parë, Rice parashikoi se do të pinte birrën e tij të parë nëse Anglia fitonte Kampionatin Evropian, por Italia fitoi në finale në Wembley pas një gjuajtjeje më të mirë të penalltive.

Ndërkohë, Rice thotë se tashmë ka pirë birrë por me shije, ende jo atë të vërtetën.

“Mbaj mend që e thashë këtë (para finales së fundit). Që atëherë, kam pirë një birrë, por e kam pasur limonadë brenda! Nëse fitojmë, do të pi një birrë të duhur. Ndoshta do të më duhet të mbaj hundën, pasi e urrej erën!”, deklaroi asi i mesfushës.

Rica verën që shkoi kompletoi transferimin nga West Ham te Arsenal për 120 milionë euro, duke u kthyer në njërin prej lojtarëve kryesor të gjigantit anglez.

Lexo po ashtu Historia interesante e gruas së superyllit të Anglisë që u zhduk nga rrjetet sociale pasi u bullizua për pamje

Mesfushori është një nga lojtarët kryesor të Anglisë në Euro 2024, duke luajtur katër ndeshje nga 90 minuta dhe dy nga 120 minuta, pa u zëvendësuar asnjëherë në këtë Kampionat Evropian.

Kujtojmë se Anglia do të luajë kundër Spanjës në finalen e Euro 2024 dhe ai duel është planifikuar të dielën në orën 21:00. /Telegrafi/