Telegrafi

Ylli i Ajaxit tentoi ta godiste tifozin me grusht, ndërsa po shkonte te autobusi i ekipit

Steven Berghuis mund ta pësojë keq nga federata e futbollit të Holandës dhe nga Ajaxi, shkaku i një videoje që po qarkullon në internet.

Mesfushori ofanziv shihet duke u konfrontuar me një tifoz jashtë stadiumit, ndërsa tenton ta godet me grusht.

Lojtari 31 vjeçar nuk ia doli të ruante qetësinë, ndërsa ishte afër ta godiste tifozin me grusht, ndërsa afër tij qëndronte sigurimi i klubit.

Sipas mediave në Holandë, Berghuis goditi me grusht një tifoz të Twentes.

Mbështetësi i rivalit të Ajaxit dyshohet se i bërtiti bashkëlojtarit të Berghuis, Brian Brobbey. /Telegrafi/