Telegrafi

Yll pornografik, Daniels kërkon të prish marrëveshjen me Trumpin: Dua të flas për marrëdhënien intime me presidentin

Getty

Aktorja pornografike Stormy Daniels ka ngritur një padi kundër presidentit amerikan Donald Trump.

Ajo po kërkon të anulojë një marrëveshje që ka nënshkruar me të disa ditë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Daniels pohon se marrëveshja, e cila e pengonte atë të fliste për takimet e dyshuara seksuale me Trumpin, nuk është e saktë.

Padia e paraqitur në Gjykatën e Lartë në Los Angeles thotë se marrëveshja e arritur më 28 tetor të vitit 2016, ishte “e pavlefshme”, sepse nuk ishte nënshkruar personalisht nga Trump, njoftoi AP.

Daniels, emri i të cilës në të vërtetë është Stephanie Clifford, tha se do të donte që publiku të fliste për të gjitha detajet e marrëdhënies deri në disa javë përpara zgjedhjeve me Trumpin.

Ajo pohoi se “marrëdhënien intime” me Trumpin e filloi në vitin 2006 dhe se vazhduan deri në vitin 2007 ndërsa takimet kishin ndodhur në Nevada dhe Kaliforni.

Sipas saj, Trump e ka paguar 130 mijë dollarë për të heshtur në lidhje me aferat seksuale. /Telegrafi/