Telegrafi

Yll Limani, zëri i veçantë i “Coca Cola” për festat e fundvitit (Video)

Këngëtari i njohur Yll Limani është mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar për projektet e tij muzikore.

Projekti i tij i fundit në muzikë ishte “Pritem se po vi” i cili u prit mirë nga fansat, gjersa së fundmi ai ka bërë të ditur se ka realizuar një këngë tjetër, e cila ka qenë shumë e veçantë për të.

Lexo po ashtu Yll Limani publikon foto nga shtrati, ja me kë fle ai (Foto)

Ai është zgjedhur si zëri zyrtar i reklamës së “Coca Cola” për vitin 2016, teksa ka hedhur në rrjetet sociale videon përmes së cilës shfaq vargjet e tij në këngë.

Kënga në shqip e reklamës “Coca Cola 2016” duket të jetë vërtetë mahnitëse për festat e fundvitit, gjersa edhe Ylli është ndarë shumë i kënaqur me punën e tij. /Telegrafi/