Këngëtari shqiptar, Yll Limani, prej disa ditësh po shijon pushimet në jug të Shqipërisë.
Ai po ashtu kaloi një pjesë të madhe të kohë me disa prej artistëve shqiptarë përfshirë këtu reperen, Loredana Zefi.
Gjatë qëndrimit të tij në pushime, krijuesi i hitit “A ki me rrejt” tregon se i ka ndodhur një incident i vogël në fytyrë.
Në një lojë me gurë, ai thotë se ka çarë pjesën mbi vetull për çka është dashur të intervenohet nga mjekët me qepje.
Artisti po ashtu ka ndarë edhe disa pamje në rrjete sociale para dhe pas incidentit për të zbuluar më shumë për atë që ndodhi.
“Një aksident i vogël nga një lojë e kotë me gur në plazh”, ka shkruar ai.
Ylli nga ana tjetër ka qenë shumë i zëshëm me mbrëmje e koncerte e po ashtu edhe me projekte muzikore.
I njëjti momentalisht po shijon suksesin e këngës “E di&Marre” që deri më tani ka mbledhur mbi 14 milionë klikime. /Telegrafi/