Yll Limani do të sjell brenda këtij muaji një këngë të re për publikun shqiptar.
Këngëtari pritet të sjell këngën më të re të titulluar “Prej se jena nda”, e cila është një baladë.
Madje, prishtinasi ka publikuar edhe një video të shkurtër të këngës, e cila duket mjaft interesant.
Në fakt, në video shfaqet Vesa Ceka, anëtare e video kompanisë së mirënjohur Imagine Films, e cila thërret Erkand Shabanin.
Nuk dihet nëse do të jetë pjesë e videos së këngës, por ajo u bë trend kur para pak ditësh një grua e moshuar shfaqet në kamerë derisa një prezantues po jepte një lajmet.
Ndryshe, këngëtari do të vjen edhe me një këngë të re, e cila është në bashkëpunim me Diona Fonën.
Theksojmë se Limanin do ta shohim në një numër të madh të mbrëmjeve dhe koncerteve të ndryshme. /Telegrafi/