Këngëtari Yll Limani ka qenë shumë i përfolur këtë vit në media, kjo për arsye se një kohë të gjatë u aludua për një lidhje mes tij dhe këngëtares Tuna, gjë e cila doli të jetë e pa vërtetë.
Ai është mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku numëron me mijëra ndjekës në llogaritë e tij zyrtare.
Së fundmi, Ylli ka publikuar një video në Instagram Story ku shfaqet i shtrirë në krevat, gjersa ledhaton qenin e tij, që mesa duket nuk e lë vetëm për asnjë çast.
Këngëtari Limani është shumë i apasionuar pas kafshëve të tij shtëpiake, aq sa nuk heziton as të flejë bashkë me ta. /Telegrafi/