Telegrafi

Yll Limani: Kemi dashuri të pastër me Tunën (Video)

Një nga personazhet më të komentuar të ditëve të fundit është padiskutim Ylli Limani, për shkak të një fotoje shumë provokuese me këngëtaren e njohur, Tuna Sejdiu.

Askush nga dy artistët nuk kanë pranuar por as kanë mohuar marrëdhënien e tyre, deri në momentin që këngëtari ishte i pranishëm në emisionin Fun Day dhe me shumë siklet iu përgjigj thashethemeve.

Diçka e tillë është vënë re që në momentin e parë kur u shfaq në ekran fotoja, edhe pse mohoi lidhjen me artisten 31 vjeçare, transmeton intv.

Ylli deklaroi se “jemi vetëm miq dhe se ekziston një dashuri e pastër dhe respekt reciprok mes nesh”.