Telegrafi

“Yll”, dueti i 2po2 me Nita Latifin (Video)

Nuk ka shumë kohë që është bërë pjesë e labelit Authentic dhe Nita Latifi ka ardhur me një bashkëpunim me reperin 2po2.

Kënga mban titullin “Yll” dhe është kompletuar me videoklip.

Lexo po ashtu Labelit të 2po2 i shtohet edhe një këngëtare (Foto)

Muzika dhe masterizimi është bërë nga Mixey, ndërsa tekstin e ka shkruar Besnik Canolli, i cili është edhe producent ekzekutiv i projektit.

Për melodinë është kujdesur Nita, kurse për anën vizuale produksioni Imagine Films.

Kënga është me ritme verore dhe pritet të pëlqehet nga fansat e dy këngëtarëve. /Telegrafi/