Nuk ka shumë kohë që është bërë pjesë e labelit Authentic dhe Nita Latifi ka ardhur me një bashkëpunim me reperin 2po2.
Kënga mban titullin “Yll” dhe është kompletuar me videoklip.
Muzika dhe masterizimi është bërë nga Mixey, ndërsa tekstin e ka shkruar Besnik Canolli, i cili është edhe producent ekzekutiv i projektit.
Për melodinë është kujdesur Nita, kurse për anën vizuale produksioni Imagine Films.
Kënga është me ritme verore dhe pritet të pëlqehet nga fansat e dy këngëtarëve. /Telegrafi/