Ylber Bardhin do ta shohim tek performon edhe në violinë.
Aktori i njohur ka filluar mësimet për këtë instrument, pasi i duhej për një nga rolet e tij të ardhshme në Teatrin Kombëtar.
Ai për Telegrafin tha se donte që rolin ta realizonte në mënyrë të përkryer dhe megjithëse në fillim e kishte të vështirë tani violina ka filluar t’i pëlqejë dhe mbase do të vazhdojë me mësimet edhe pasi të mbarojë shfaqja.
Teksa aktron dhe performon në violinë, Ylberin mund ta shohim me 14 prill në skenën e Teatrit Kombëtar, kur do të jepet premiera e shfaqjes “Grafitet” e regjisorit Fadil Hysaj./Telegrafi/.