Në qiellin e Singaporit është shfaqur një ylber, që duket se ka dalë nga asgjëja dhe ka qëndruar ashtu për 15 minuta.
Fenomeni që zakonisht ndodh në mot me shi dhe diell, është paraqitur derisa ishte kryesisht kthjellët dhe nuk kishte reshje atmosferike, transmeton Telegrafi.
Për këtë arsye, shumë njerëz e kanë komentuar si ndonjë UFO, apo që ka lidhje me jashtëtokësorë.
“Nuk dihej se çfarë mund të jetë, sepse nuk e kishte formën e zakonshme. Ngjyrat ishin të përziera dhe ishte shumë i çrregullt”, ka thënë një banor lidhur me rastin.
Në anën tjetër, meteorologët kanë thënë se ky është fenomen i rrallë, që ndodh kur rrezet e diellit bien në grimcat që ndodhen në disa pjesë të reve. /Telegrafi/
https://youtu.be/6TcROht4GEY