Site icon Telegrafi

‘Ylberi’ i fshehur është trendi i fundit i flokëve në rrjetet sociale (Foto)

Jaye Harkness, një blogere nga Singapori ka marrë shumë vëmendje gjatë vitit të kaluar, me lyerjen e pazakontë të flokëve.

Ajo e ka vënë një video në Instagram, ku shihet flokët e saj natyrale, por kur futë gishtat ndërmjet fijeve, shihet ‘ylberi’ i fshehur.

Nga pjesa e poshtme e flokëve të Jaye, dolën e purpurta, roza, e kaltra dhe e gjelbra, transmeton Telegrafi.

Që atëherë, shumë femra e kanë përqafuar këtë trend, dhe përpos që po i lyejnë flokët, po tregojnë në rrjete sociale, fotografitë si duken natyrisht, si dhe pjesën e lyer poshtë.

/Telegrafi/

Exit mobile version