Site icon Telegrafi

Ylber Ramadani prezantohet nga skuadra skoceze Aberdeen

Saktësisht një muaj më parë ai u zyrtarizua si futbollist i ri i Aberdeenit, por vetëm sot ka ardhur prezantimi i tij.

Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani është bashkuar me klubin skocez ku edhe është prezantuar.

Ramadani ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me klubin skocez, derisa sot ka ndodhur prezantimi i tij dhe është njoftuar me shokët e rinj të skuadrës.

26-vjeçari ka dalë nga futbolli kosovar, ku ka luajtur për Ferizajn, Prishtinën dhe Dritën, derisa në Shqipëri ka bërë karrierë me Partizanin e Tiranës.

Ramadani ka luajtur edhe për Veljen në Danimarkë dhe MTK Budapestin në Hungari.

Pas prezantimit futbollisti ka mbajtur edhe stërvitjen e parë me klubin skocez. /Telegrafi/

Exit mobile version