Ylber Ramadani ka munguar në ditët e para të stërvitjeve te Aberdeen, ndërsa për të flitet për një transferim të mundshëm në Serie A te Lecce.
Mesfushori shqiptar ka zhvilluar një sezon të mirë te klubi skocez, ndërsa paraqitje shumë të mira kishte edhe te Kombëtarja e Shqipërisë.
Ramadani aktualisht është i lidhur me një transferim te Lecce në Serie A, ku gjatë ditëve në vijim mund të mbyllet gjithçka.
Shumë fansa të Aberdeen kanë pyetur për mungesën e Ramadanit në përgatitjet parasezonale.
Shefi ekzekutiv i klubit, Alan Burrows, ka thënë se Ylber Ramadani ka munguar për shkak se klubi i ka dhënë disa ditë më shumë pushim shkaku që ka luajtur dy ndeshje me Shqipërinë në muajin qershor. /Telegrafi/