Ylber Ndrecaj dyshimin e parë e mbështet në variantin se si është e mundur që Komandant Hoxha, para Policisë takohet me Sulejmanin Osmanin i njohur si "Sula", nga fshati Brezë, i cili si në filma i iku shtetrrethimit policor.
Në dyshimin e dytë Ndrecaj thotë se "Sula" gënjeu kur tha se vëllai im është i plagosur në këmbën e majtë.
“Ne para se ta varrosim e pamë se nuk ka asnjë plagë në këmbë domethënë ai gënjeu”, thotë Ylberi.
Dyshimi i tretë është se mu ky person me emrin Sulejman, gjatë luftës së vitit 2001 ka qenë i burgosur më shumë se tre muaj nga kushëriri i tij, Maliq Ndrecaj, për shkak të dyshimeve të caktuara ndaj tij.
Për më shumë, shikojeni intervistën e realizuar nga Milaim Zeka.