Site icon Telegrafi

Ylber Bardhi: Jam i lumtur që po i shti me kesh njerëzit (Video)

Sonte në kuadër të emisionit veror ”21 Gradë” të RTV21 i ftuar ishte aktori i njohur kosovar, Ylber Bardhi me të cilin u bisedua lidhur me jetën profesionale, por edhe private.

Gjatë bisedës, aktori u pyet edhe lidhur me rolet e tij të shumta në komedi, me ç’rast ai tha se ka luajtur shfaqje dhe filma në zhanrin e dramës, por tha se ndoshta i përket më shumë këtij zhanri, shkruan rtv21.tv.

“Kom luajtur më shumë shfaqje komedi se sa dramë dhe nuk është që kam ndonjë farë profili vetëm të komedisë, kështu që zakonisht më shumë po ka shfaqje komedi edhe më ka ra rasti me luajtur më shumë komedi”, tha aktori.

Ai ka shtuar se është i lumtur që po i bën të qesh njerëzit, por pyeti se ”neve kush me na shti me kesh se”?

Ndryshe, Ylber Bardhi tregoi edhe për gjëra të reja që është duke punuar për projektet e radhës.

 

Exit mobile version