Telegrafi

Yjet shqiptare që vënë në plan të parë të pasmet (Foto)

Çdo ditë po rritet numri i të famshmeve që nuk lënë gjë pa treguar. E kur jemi të fama, padyshim që disa e kanë arritur duke shpalosur asetet e tyre të çmuara.

Modele, këngëtare e aktore, çdo ditë i gjejmë në mediat rozë duke u komentuar për ‘zhveshjen’ e që prapë pëlqehen nga publiku.

Jo vetëm kaq, në mesin e tyre kemi edhe të talentuara, por ja që me apo pa dashje promovojnë më shumë trupin së zërin.

Po ndalemi te moderatorja shqiptare, Luana Vjollca, e cila njihet për bukurinë e saj dhe që pëlqen të shfaqë të pasmet e saj.

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret që ka sjellë hite në skenën muzikore, duke u bërë mjaft e dashur për publikun, por që edhe Dafina pëlqen të shfaqë të pasmet, në klipe por edhe ne fotografit e postuara për fansat e saj.

Së fundi projekte të reja ka sjellë edhe këngëtarja Enca Haxhia, e cila s’ka kursyer së shfaquri linjat bombastike. Në fakt, kohët e fundit tek yjet e estradës shqiptare është bërë trend shfaqja e të pasmeve.

Kjo më shumë është shndërruar në konkurrim pasi që jo rrallëherë yjet tonë, si Tuna, Adelina Berisha, Morena Taraku, Shkëndije Mujaj e Xhesika Ndoj, janë ato të cilat s’ndalen së befasuari publikun më anë të fotografive nga palestra apo edhe nga përditshmëria. /Prive/