Francesco Totti dhe John Terry janë dy nga anëtarët e fundit të klubit të “besnikëve të përjetshëm”.
Për ta, ky do të jetë sezoni i fundit me Romën dhe Chelsean.
Lojtarë që të gjithë karrierën e tyre ia dedikuan klubeve edhe pse kishin oferta edhe më të majme që një ditë të largoheshin.
Por këta nuk janë të vetmit. Ryan Giggs erdhi nga Uellsi në Manchester United për të mos u larguar deri në fund të karrierës.
Paul Scholes erdhi nga akademia e klubit dhe qëndroi gjatë gjithë karrierës me ‘Djajtë e Kuq’.
Buffon kishte shkëlqyer për disa vite te Parma, por kur erdhi te Juve në viti 2002, ai nuk u larua më duke u kthyer në flamur të kësaj skuadre.
Edhe Puyol dhe Maldini janë dy lojtarë të mëdhenj që kanë luajtur me Barcelona dhe Milani. /Telegrafi/
Francesco Totti, kapiteni i Romës
Paul Scholes, ish-mesfushori i Manchester United të drejtuar nga Sir Alex Ferguson
Carles Puyol, ish-kapiteni i Barcelonës
Ryan Giggs, ish-lojtar i Manchester United
Paolo Maldini, ish-kapiteni legjendar i Milanit
Gianluigi Buffon, portieri dhe kapiteni i Juventusit