Bukuroshja e spektakleve, Kim Kardashian, kësaj radhe në javën e modës në New York u paraqit me një fustan të bardhë, i cili gjithsesi thekoi linjat e saja të trupit.
Për këtë ngjarje mode, bukuroshja Emma Stone arriti me një veshje që prezantonte shtëpinë e modës “Calvin Klein”.
Gjatë javës së modës në New York, Jennifer Hudson ishte pyetur rreth suksesit të veshjes së saj. Ajo ishte përgjigjur shkurt: “Të kesh vetëbesim ne atë që veshë, kjo është këshilla që ia parashtroj vetes sime çdo mëngjes dhe ju premtoj se ky është çelësi”.
Simpatikja Jessica Alba mbërriti në javën e modës me një fustan ku dominonte e verdha të cilin e kishte kombinuar me një xhaketë të lëkurës. /Telegrafi/