Një pandemi globale që u bë e njohur që në dhjetor të vitit 2019 arriti që të ndryshojë jetën e mijëra njerëzve.
Jo vetëm që u krijua një kaos i vërtetë, por për shkak të komplikimeve që sjell ky virus, një pjesë e madhe e popullsisë ndërruan jetë.
Kjo ka ngjarë edhe tek yjet e mëdhenj me famë ndërkombëtare, të cilët lan veprat e tyre mbrapa që të flisnin për ta.
Në mars të viti 2020, dramaturgu amerikan, Terrance McNally, nuk mundi t’i përballonte komplikimet nga COVID-19, duke ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare.
Krijimtaritë të cilat njihet nga ai janë të shumta, sikurse “Master Class”, “Frankie and Johnny in the Clair de Lune” dhe jo vetëm.
Aktorja italiane, Lucia Bose, e cila luajti në filma me renome ndërkombëtare, vdiç më 23 mars pasi u infektua me virus, vetëm në moshën 89 vjeçare.
Aktori i serialeve, “Desperately Seeking Susan,” “Crocodile Dundee”, Mark Blum ishte vetëm 69 vjeçar kur ndërlikimet e coronavirus i shkaktuan vdekjen.
Ai përndryshe njihet si ‘veteran’ i skenave teatrale në New York City.
Më 29 mars, prezantuesja e CBS News, Maria Mercader doli pozitive me COVID-19, kurse disa ditë më vonë rezultoi se nuk mund t’i bënte ballë virusit-vdekjeprurës.
Joe Diffie, këngëtari i njohur i zhanrit ‘Country’, u njoftua për diagnozën e tij dy ditë më parë, kurse 29 marsi nuk e gjeti në mesin tonë.
“I Love Rock n’Roll” është një nga hitet që edhe në ditët e sotme vazhdon të ripërpunohet nga artistë të ndryshëm.
Por shkrimin origjinal të saj e ka bërë Alan Merril, i cili la pas vetes një perlë të tillë pasi ndërroi në të njëjtën ditë sikurse edhe Joe Diffie.
Andrew Jack, një trajner i suksesshëm që pari rastin të punojë me Robert Pattinson në filmin e ri të “Batman”, vdiq me 31 mars.
Gjatë tërë 76 viteve sa jetoi, Jack u shfaq edhe në “Star ëars: Episode VII”, si anëtarë i rezidencës ‘Leia’.
Adam Schlesinger, është këngëtari që po ashtu e ndjeku fati sikur i disa kolegëve të tij.
Artisti u njoh për hitin “Crazy Ex-Girlfriend”, duke numëruar kështu edhe shumë projekte muzikore të suksesshme.
Legjenda e zhanrit ‘Jazz’, Ellis Marsalis, vdiq në moshën 85 vjeçare nga po të njëjtat komplikime.
Për lajmin e trishtë kishte reaguar edhe kryetari i New Orleans, LaToya, duke i përshkruar veprat e Ellis si të mjaftueshme për t’i treguar botës për artin.
Patricia Bosworth, një aktore e skenës dhe ekranit u kthye në gazetare që shkruajti biografi të famshme.
Në disa javë luftë me coronavirus, Bosworth humbi betejën në moshën 86 vjeçare.
Allen Garfield, i cili u shfaq në filma të tillë si “The Conversation,” “Nashville” and “Irreconcilable Differences”, nuk mund të përballej me komplikimet nga virusi, duke ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare.
Ai që ishte aktor dhe producent përkrah Vincent Price në filma horror në fund të viteve 1960 dhe 1970, ishte Hilary Health.
Pasi dha një kontribut të madh në kinematografi, COVID-19 i ‘mori’ jetën asaj në moshën 74 vjeçare.
Rick May, i njohur për rolin e tij në “Team Fortress 2”, pasi u infektua, ndërroi jetë në shtëpinë e pleqve me datën 13 prill.
77-vjeçari u pa shpesh duke bashkëpunuar me Steven Spielberg, në filmat e tillë si “E.T. The Extra-Terrestrial” dhe “The Color Purple”.
Shpresa të shumta pati për rep-artistin Fred Godson, kurse më 6 prill miku i tij i ngushtë bëri të ditur lajmin e trishtë për të.
Në fund të muajit dhjetor, fituesja e çmimit ‘Grammy’, K.T Oslin vdiq në moshën 78 vjeçare.
Fillimisht, nuk dihej për diagnozën e saj, derisa një mik i saj në nje deklaratë ishte shprehur se ndërlikimet ndodhën nga virusi-vdekjeprurës.
Ndonëse gjatë vitit 2020, artistët nuk gjenden fizikisht të pranishëm, veprat dhe arti i tyre ende jeton anembanë botës. /Telegrafi/