Site icon Telegrafi

Yjet na zbulojnë se si grimohen dhe cila është rutina ditore të tyre (Video)

Shumë thjesht mund të mësojmë cilin krem e përdorin personalitetet e njohura, a janë të kënaqura me trendët e rinj në domenin e buzëkuqve apo të hijesimeve, por është bërë edhe praktikë që të lansojnë koleksionet bukurisë të cilat bartin vulën me emrat e tyre.

Kolegët nga revista amerikane “Vogue” kanë popullarizuar këtë format, ndërkaq koncepti është shumë i thjeshtë – në banjat e personaliteteve të njohura, para pasqyrës, manekinia ose aktorja hap pas hapi shpjegojnë se si grimohet dhe cilat produkte i përdorin.

Në vazhdim shikoni cilat janë ato rutina bukurie të Lili Reinhartit, Victoria Beckhamit dhe shumë damave të tjera, transmeton Telegrafi.

Rosie Huntington – Whiteley

Aktoren dhe modeliste britanike e njohur për dukje natyrale dhe grim decent, tani e kemi parë edhe në cilën mënyrë saktësisht e arrin këtë.

Lili Reinhart

Ylli i serisë “Riverdale” bën pjesë ndër ithtaret e grimit minimal. Por, edhe pse në kohën e lirë interesohet për grimin në domenin e efekteve speciale, sipas videos së saj këtë nuk mund ta themi.

Lili Reinhart

Kur flasim për femrat e famshme të cilat kanë dukjen e tyre të dallueshme së cilës me vite të tëra i janë besnike, atëherë nuk bën të mos e përmendim Victoria Beckhamin. Efekti i lehtë ‘smokey’ në sy, teni i përsosur me buzë minimalisht të theksuara janë baza e saj.

Rihanna

Pjesa më argëtuese në listë do t’ju mësojë edhe se si të përsosni teknikën e nxjerrjes në pah të grimit. Bashkë me këtë, do të mund t’ju inspirojë edhe për variantin pak më ndryshe të grimit.

Kylie Jenner

Në video do të gjeni këshilla të shumta të dobishme dhe teknika, shumë të ngjashme me ato profesionale, por për to do t’ju nevojitet së paku një orë.

/Telegrafi/

Exit mobile version