MTV Video Music Awards 2015 është mbajtur të dielën mbrëma në Microsoft Theater në Los Angeles dhe, në Tapetin e kuq parakaluan këngëtarë dhe personazhe të njohur të Hollywood.
Në këtë ngjarje nderohen më të mirët e industrisë së muzikës, ndërsa tapeti i kuq konsiderohet si vendi ku yjet mund të jenë në qendër të vëmendjes për veshjet e tyre me shumë shkëlqim apo të çuditshme.