Site icon Telegrafi

Yjet me veshjen më të bukur në mbrëmjen “Oscar”

Jennifer Lawrence
Veshja e Lawrence, e markës "Dior Haute Couture", me të vërtetë e ka tejkaluar çdo pritje. Këtë veshje ajo e kishte kombinuar me një çantë "Roger Vivier" dhe me karatë të shumtë të stolive "Chopard", duke përfshirë edhe një qafore që e kishte lëshuar poshtë shpinës.Reese Witherspoon
Reese Witherspoon edhe njëherë dëshmon se e ka një fizik të mrekullueshëm. Për ta arritur këtë pamje, asaj pa dyshim se i ndihmoi edhe kreacioni "Louis Vuitton".
E kaltra e fustanit përshtatet shumë mirë me të kaltrën e syve të saj. Aktorja ka thënë se këtë fustan e kishte përzgjedhur sipas këshillave të së bijës 13-vjeçare.Charlize Theron
Kujt i duhen statujat kur e ke një pamje të këtillë? Falë veshjes së saj, Theron e ka bërë hyrjen më dramatike të mbrëmjes. Stolitë i kishte të markës "Harry Winston", kurse fustani i bardhë mbante markën "Dior Haute Couture". Falë kësaj veshjeje, ajo ka thënë: "Ndonjëherë me të vërtetë ndihem si princeshë".Amy Adams
Adams edhe një herë e ka vënë në pah belin e saj të hollë, kësaj here me një fustan ngjyrë argjendi – të hirtë "Oscar de la Renta". Ajo e kishte plotësuar pamjen me stoli delikate dhe me një grim modest.Naomi Watts
Watts kësaj here ishte përcaktuar për një fustan asimetrik "Armani Prive", i cili i kishte bërë për vete të gjithë ata që e kishin parë. Stolitë ishin të pakta, por impozante. /Telegrafi/
 

Exit mobile version