Site icon Telegrafi

Yjet me veshje nga linjat e tyre të modës

Jessica Simpson
Ajo është një këngëtare që u bë yll nëpërmjet një shou realiteti, u bë biznesmene me një perandori mode miliarda dollarësh, që përfshin linja për nëna dhe vajza të reja.
“Asgjë nuk shkon në prodhim, pa e aprovuar unë ose nëna ime”, tha Simpson

Lauren Conrad
Aktorja mund të duket e pasigurt në rolin e saj në ‘The Hills’, por me linjën e saj të veshjeve e dëshmon tërësisht të kundërtën, duke u paraqitur si një femër plot vetëbesim, që e di se çka do. Duke filluar nga fustanet e deri te këpucët, ajo i preferon rrobat e linjës së saj të modës.

Victoria Beckham
Stili dhe eleganca e saj janë të pakrahasueshme. Ajo e ka gjetur mënyrën më të mirë për ta promovuar linjën e saj të veshjeve, duke i veshur vetë ato dhe duke e rritur numrin e adhuruesve të stilit të saj të mrekullueshëm prej një zonje. Ajo madje ka veshur rroba nga linja e saj edhe në tepihun e kuq.

Kim Kardashian
Kardashian bashkë me motrat e saj preferon po ashtu t’i veshë shpesh rrobat nga vetë linja e saj e modës. Ajo krijon dizajne të ndryshme, të cilat janë të preferuara nga të gjitha të rejat. Suksesi i markës së saj në modë vetëm se po rritet çdo herë e më shumë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version