Site icon Telegrafi

Yjet me stilin më të mirë në skenë

Beyonce Knowles
Diva e muzikës pop i zbuloi asetet e saj trupore me fizikun e saj joshës gjatë performancës në “Super Bowl”, në shkurt të këtij viti. Ajo kishte zgjedhur këtë kostum të
lëkurës me çizme të larta për ta përshtatur atë me këngën dhe performancën skenike.

Rihanna
Bukuroshja nga Barbados, përveç paraqitjeve në tepihun e kuq, di të na befasojë edhe me pamjen e saj gjatë performancave skenike, duke zgjedhur kostume nga më të ndryshmet. Këtë e dëshmoi në finalen e “American Idol”.

Taylor Swift
Këngtarja e muzikës kantri mori vëmendjen tonë me paraqitjen e saj në skenën e “MTV Europe Music Awards” në nëntor të vitit 2012. Ajo si gjithnjë i shoqëron këngët e saj jo vetëm me videoklipe interesante, por edhe me performanca të kompletuara skenike.

Jennifer Lopez
Lopez di ta ndezë skenën dhe jo vetëm me lëvizjet e saj, por edhe me veshjet që i zgjedh për paraqitjet. Ajo e bëri këtë edhe në turneun e saj “Dance Again” në Shanghai gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/
 

Exit mobile version