Çka mund të themi për këtë leshkuqe simpatike, përpos që, natën e ndarjes së çmimeve "Oscar", thjesht shkëlqente? Flokët e saj të ndara në dy pjesë, si dhe dredhat shkëlqyese, janë meritë e stilistit të saj, Renato Campora.
Flokët e saj nuk janë të gjata, por kjo nuk e pengoi stilistin e saj, Enzo Angileri, që t’i përdorë tri produkte të ndryshme për ta arritur atë që ai e quan pamje të sofistikuar, megjithatë djaloshare. Grimi ishte në minimum.
Salma nuk na pëlqen vetëm si aktore, por edhe si ikonë e modës. Në këtë rast, ajo kishte sjellë tërë dramën e syve "smokey" (vepër e artistit të grimit, Jo Stretell), derisa stili i flokëve të saj ishte klasik.
Artistja e grimit, Carola Gonzales, e cila u përkujdes për pamjen e Kerryt, thotë se është munduar që grimin ta përshtatë me veshjen, por edhe me flokët e aktores. Flokët si mëndafshi përshtateshin shumë mirë me grimin e matur të saj.
"Ky është një version glamuroz i Kristenit", thotë stilisti i cili u përkujdes për pamjen e flokëve të aktores. E, artisti i grimit, Beau Nelson, u përkujdes që ajo të kishte buzë dhe faqe të trëndafilta.
"Fustani ishte shumë modern dhe unë doja që ta krijoja një pamje të thjeshtë të flokëve te Saldanës", thotë artistja e grimit, Mara Roszak, e cila i kishte dhuruar aktores dredha tepër të lehta. Artistja e grimit, Vera Steimberg, po ashtu ishte frymëzuar nga fustani unik i aktores, prandaj ishte përcaktuar për një efekt të butë të syve, "smokey". /Telegrafi/