int(1) Yjet latine me veshjen më të bukur gjatë muajit prill - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Yjet latine me veshjen më të bukur gjatë muajit prill

Christina Aguilera
Të gjithë e kishin duartrokitur për pamjen e saj në mbrëmjen e organizuar nga revista "Times". Kjo këngëtare me krenari ishte dalë me më pak kile dhe me një pamje më natyrore. Fustanin e saj të vogël, të bardhë, ajo e kishte zëvendësuar me një të zi, më të gjatë.

Sofia Vergara
Soffa vergere dukej për mrekulli me fustanin e saj ngjyrë të errët të gjelbër në të kaltër. Kjo bukuroshe kolumbia ne kishte shoqëruar fustanin e saj "Herve L. Leroux" me stoli "Lorreine Schwartz". Stolitë që i kishte në trup janë vlerësuar më shumë se 1 milion dollarë.

Selena Gomez
Selena Gomez kurrë nuk na zhgënjen. Ajo tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj në tepihun e kuq, me rastin e ndarjes së shpërblimeve "MTV Movie", e veshur me një fustan "Junen MacDonald" me rruaza. Flokët i kishte lidhur bisht. /Telegrafi/

 

Exit mobile version