Lopez mahniti të gjithë me pamjen e saj në tepihun e kuq të shtruar me rastin e ‘Golden Globe’ me këtë fustan ngjyrë lëkure me dantella, që u krijua nga njëri prej dizajnerëve të preferuar të saj ‘Zuhair Murad’,
Ylli i ‘Modern Family’ shfaqi linjat e saj në këtë fustan nga ‘Michael Cinco’, të cilin e përshtati edhe me aksesorë nga "Lorraine Schwarts. Bukuroshja vazhdimisht merr kritika pozitive për paraqitjet e saj.
Aktorja latine si gjithnjë edhe këtë herë shfaqi bukurinë e saj me një fustan nga ‘Emilio Pucci’. Me një grim të përsosur dhe me një rregullim elegant flokësh, ajo mori vëmendjen e të gjithëve.
/Telegrafi/