Pas pozave që i ka bërë me aktorët hollivudianë, Bes Kallaku i ka shtyrë ata që të këndojnë shqip.
Ai së bashku me bashkaktorët e tij nga xhirimet, duke përfshirë edhe yllin Louis Mandylor, këndojnë një pjesë të refrenit të hitit “Gëzuar Baftjar” që e ka sjellë në bashkëpunim me Ylli Bakën.
“Baftjari me amerikona”, ka shkruar Kallaku në përshkrimin e videos.
Ndryshe, aktori shqiptar, i njohur më së shumti për rolet e tij në spektaklin e humorit “Portokalli”, është pjesë e filmit për Lazaratin. Këto ditë, në rrjetet sociale, ai i ka publikuar disa fotografi nga xhirimet, ku shfaqet pranë aktorëve të njohur ndërkombëtarë, si Mandylor, Igor Jijikine e Ravshana Kurkova.
Nga ana tjetër, kënga “Gëzuar Baftjar” numëron afro gjashtë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/