Telegrafi

Yjet ftojnë qytetarët të shkelmojnë varfërinë

“Nuk mund të ketë shikues në luftën kundër varfërisë. Ne të gjithë duhet të kontribuojmë për të përmirësuar jetët e miliona të varfërve në botë”, thotë sulmuesi i Chelseat dhe kapiteni i kombëtares së Bregut të Fildishtë.

“Kampionati Botëror bashkon njerëzit në tërë rruzullin për të përkrahur ekipet e tyre kombëtare dhe ne kemi nevojë për të njëjtin pasion për të zhdukur varfërinë dhe urinë. Viti 2015 që është edhe afati i përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit është vetëm disa vite larg, prandaj koha për të bërë ndryshime është tani”, është shprehur legjenda franceze Zinedine Zidane. /Telegrafi/