Sido që të jetë, përmes fotografive do t’u sjellim disa nga momentet kur yjet e famshme nuk u veshën në mënyrë të përshtatshme, apo nuk gjykuan si duhej para se të zgjidhnin se si të dukeshin.
Kemi parë bukuroshe me stil, si Emma Stone, që shfaqet me një fustan si thes, ndërsa Naomi Watts që përgatitet “për të fluturuar”.
Po ashtu, janë edhe rastet kur yjet përpiqen të rrezikojnë gjatë parakalimit në tepih të kuq dhe më pas kuptojnë se kanë vepruar keq. Në rastet e këtilla, përmendim Kim Kardashianin dhe Nicki Minajin.
Sido që të jetë, shikoni fotografitë e femrave të famshme që me veshjet e tyre në raste të caktuara u bënë pjesë e kësaj liste, si: Christina Aguillera, Katy Perry, Lady Gaga, Miley Cyrus, Nicole Kidman, Rihanna. /Telegrafi/