Telegrafi

Yjet e sportit urojnë Kosovën për 10-vjetorin e pavarësisë (Video)

Shumë yje të sportit përmes Telegrafit kanë uruar Kosovën për 10 vjetorin e pavarësisë.

Yjet e futbollit që luajnë te Kosova, por edhe te Shqipëria, secili në mënyrën e tyre kanë uruar për këtë jubile.

Futbollistë si Etrit Berisha, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Shkëlqim Demhasaj, Besar Halimi, Astrit Ajdarevic, Berat Gjimshiti, Gjelbrim Taipi, Nedim Bajrami, Shani Tarashaj, Liridon Krasniqi, Edon Zhegrova, Alban Pnishi dhe Eros Grezda, kanë uruar në mënyrat e tyre.

Edhe xhudisti Akil Gjakova, që fitoi medaljen e artë shpreson për suksese të tjera edhe të shtetit, por edhe përmes sportit

Basketbollistët Dardan Berisha nga Çekia , por edhe Drilon Hajrizi nga Japonia kanë uruar për 10 vjetor.

Skiatori që gjendet në Korenë Jugore dhe po e përfaqëson Kosovën, Albin Tahiri, po ashtu ka uruar për këtë 10 vjetor.

Urimet e sportistëve tanë vijnë nga vende të ndryshme të Botës si Danimarka, Italia, Zvicra, Kroacia, Belgjika, Anglia, Greqia, Malajzia dhe vende të tjera. /Telegrafi/