Të katër modelet e çantave të dizajnuara do të prezantohen në një mbrëmje gala ku do të jetë prezantues legjenda e modës, Karl Lagerfeld.
Këto çanta do të përfaqësojnë stilin personal të secilës prej yjeve si dhe moton e markës italiane Fendi që është: “Asgjë s’është e pamundur”.
Fitimet nga kjo iniciativë do të shkojnë për fëmijët jetimë.
Kjo iniciativë merret gjithashtu me rastin e hapjes së dyqanit të ri të markës Fendi në New York më 13 shkurt. /Telegrafi/