Telegrafi

Yjet e përfaqësueses urojnë 11 vjetorin e pavarësisë

Futbollistëte përfaqësueses së Kosovës kanë bërë urimet e tyre për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Hekuran Kryeziu, Fidan Aliti dhe Mërgim Voljvoda kanë publikuar postime të ndara për të uruar këtë ditë të rëndësishme për vendin tonë.

“Urime Kosovë, vitet po ecin, emri po të rritet”, ka shkruar MërgimVojvoda në postimin e tij.

Ndërkaq Hekuran Kryeziu postoi një foto nga një prej paraqitjeve të tij në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Fidan Aliti zgjodhi moment gëzimi nga një prej golave të shënuar në Ligën e Kombeve.

Kujtojmë se 11 vjetori e gjen Kosovën më së miri në futboll.

Përfaqësuesja jonë ka përfunduar Ligën e Kombeve në vendin e parë dhe tash do të fokusohet në kualifikimet për Euro 2020, para playoffit të siguruar nga Liga e Kombeve e që zhvillohet në vitin 2019. /Telegrafi/