Pritet të mos ftohen edhe disa të tjerë që në atë ndeshje ishin rezervistë. Forma e tyre ka rënë dhe këtë ua ka bërë të qartë edhe trajneri Albert Bunjaki. Për më shumë, e dinë edhe vetë se nuk janë aty ku duhej të ishin
Kosova ka pak më shumë se një vit e gjysmë që nisi me ndeshje, pasi mori leje nga FIFA. Kosova tashmë i ka tetë ndeshje zyrtare miqësore, ndërsa tashmë i ka edhe lojtarët që i takojnë së kaluarës, shkruan sot Koha Ditore.
Të paktën tre lojtarë që u paraqitën titullarë në ndeshjen e parë pas lejes së FIFA-s – atë me Haitin më 5 mars të vitit të kaluar – nuk pritet të ftohen për ndeshjen e radhës, atë kundër Shqipërisë. Jashtë Përfaqësueses tashmë vlerësohen Ardian Gashi e Kristian Nushi, dy lojtarët me përvojë të gjatë në futbollin evropian.
Ndërkohë, sipas të gjitha gjasave, jashtë do të mbetet edhe mesfushori Anel Rashkaj. Rashkaj në ndeshje me Haitin ishte kapiten dhe paraqitja e tij u vlerësua impresionuese. Por Rashkaj gradualisht nisi të humbë shkëlqimin.