Francesco Totti, Diego Armando Maradona, Ronaldinho, Hernan Crespo dhe Gianluca Zambrotta, do të luajnë një ndeshje miqësore për bamirësi në Romën.
Në këtë ndeshje të quhet ‘Të bashkuar për paqe’, do të zhvillohet në Stadio Olimpico me 12 tetor dhe do të jetë në transmetim në Rai 1.
Parate do të shkojnë për t’i integruar fëmijët që janë të dalë nga lufta.
Do të jetë mundësi e mirë që të shohim në fushë numra legjendar ‘10’, si Totti dhe Maradona.
Aty do të jenë edhe emra si Antonio Di Natale, Fabio Capello, Roberto Carlos dhe Rodrigo Taddei.
Para ndeshjes të gjithë të pranishmit do të jenë në Vatikan dhe Papa Françesku do ta bekojë këtë iniciativë. /Telegrafi/