Telegrafi

Yjet e mëdha që nisën karrierën si striptistë (Foto)

Tashmë është e ditur se disa prej femrave më të njohura të skenës dhe ekranit, si Lady Gaga, Catherine Zeta-Jones e Amber Rose, janë marrë me striptizëm në të kaluarën, ndërsa më pak flitet për meshkujt e famshëm që janë marrë me këtë punë.

Megjithatë, janë disa prej tyre që para se të krijonin famë dhe të bënin milionat, janë zhveshur për para. Telegrafi jua sjell disa prej tyre.

Brad Pitt

Është marrë me striptizëm shumë kohë para se ta niste karrierën si aktor. Ai nuk është zhveshur nëpër lokale të njohura, por kishte krijuar një grup striptistësh nga koha si student dhe merrnin pjesë nëpër ndeja të ndryshme duke performuar për klientë të zgjedhur.

Channing Tatum

Para se të pushtonte Hollywoodin, aktori i pashëm ua rrëmbente zemrat femrave me vallëzimet ‘e nxehta’. Shumëkush e di se jeta e tij ka qenë frymëzim për dy filmat “Magic Mike”. Sidoqoftë, sot Tatum është aktor i suksesshëm, burrë dhe baba i përkushtuar.

Chris Pratt

Ai bën pjesë në grupin e aktorëve që kanë fanse të shumta prapa vetes, mirëpo pak prej tyre e dinë se në fillet e karrierës, aktori ishte striptist. Edhe pse asnjëherë nuk ka arritur nivelet e Channing Tatum, Pratt ka pranuar se si 18-vjeçar e kishte pasur problem të zhvishej, prandaj filloi të fitonte para nga kjo punë.

Javier Bardem

Aktori spanjoll ka treguar gjatë një interviste se ka punuar në një klub striptizi të meshkujve. Madje atij i ka ndodhur edhe një moment i pavolitshëm kur kishte marrë pjesë edhe nëna e tij. “Ishte shumë krenare”, kishte thënë me sarkazëm aktori, i cili është i martuar me Penelope Cruz.

/Telegrafi/