Site icon Telegrafi

Yjet e Kosovës ia bëjnë të veçantë ditën një futbollisti të vogël në stadiumin “Fadil Vokrri”

Para stërvitjes së fundit për ndeshjen me Lituaninë, yjet kryesorë të Kosovës, ndan momentet edhe për tifozët e vegjël që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”.

10-vjeçari, Jetar Hulaj i cili luan për klubin futbollistik Rilindja, pati fatin të takonte sot tre nga yjet e Kosovës, Vedat Muriqin, Edon Zhegrovën dhe Florent Muslijën.

Takimi emocionues u zhvillua në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku Jetari pati mundësinë të bashkëbisedonte me idhujt e tij, të ndante pasionin për futbollin dhe të merrte këshilla për zhvillimin e tij si lojtar.

Për Jetarin, ky takim ishte një ëndërr e realizuar, pasi që të tre lojtarët, Muriqi, Zhegrova dhe Muslija që luajnë në klube të top pesë ligave evropiane, janë modele frymëzimi për të gjithë futbollistët e rinj kosovarë.

Ai shprehi mirënjohjen për motivimin dhe mbështetjen që mori nga yjet e Kombëtares së Kosovës.

Lojtarët e Kosovës gjejnë dashuri në çdo vend ku gjenden, pasi vlerësohen për lojën dhe kontributin e tyre në futbollin tonë.  /Telegrafi/

Exit mobile version