Telegrafi

Yjet e kinematografisë vendore shprehin ngushëllime për ndarjen nga jeta të regjisores Burbuqe Berisha

Është ndarë nga jeta të mërkurën në moshën 51-vjeçare regjisorja e njohur Burbuqe Berisha.

Ish-Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës u transportua me ambulancë nga MKRS-ja për në QKUK, por që e njëjta nuk ka mbijetuar.

Regjisorja e shumë prodhimeve kinematografike ndër vite, e cila u ka qëndruar pranë aktorëve të shumtë në rrugëtimin e tyre profesional, i ka lënë të pikëlluar mbarë komunitetin artistik me largimin e saj nga jeta.

Lexo po ashtu Vdes regjisorja Burbuqe Berisha

Aktorë e emra të njohur nga fusha e kulturës kanë shprehur në rrjetet sociale ngushëllime për vdekjen e regjisores Berisha.

Në vazhdim ju sjellim disa ngushëllimet e përcjella nga komuniteti artistik me rastin e ndarjes nga jeta të Burbuqe Berishës. /Telegrafi/

Foto: Ardi Islami/Instagram