Telegrafi

Yjet e estradës shqiptare mbështesin ‘3×3 Prishtina’

‘3×3 Prishtina’ është ngjarje e cila mbahet për të tretën herë me radhë në qytetin e Prishtinës, ngjarje kjo e cila bashkon ‘Streetball’-in me ‘Hip-Hop’, ku sportistë dhe adhurues të sportit të basketbollit mblidhen për këtë turnirë ikonë. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit ‘3×3 Prishtina’ prezantoi edhe linjën e fanellave të dizajnuara dhe të personalizuara, kështu duke krijuar një trend të parealizuar më parë në Kosovë për adhuruesit e këtij sporti por edhe më gjerë.

‘3×3 Prishtina’ tani ka mbledhë një numër të madh të mbështetësve, ku fanella tashmë po shihet tek miq, familjarë dhe yje të showbizit. Personalitete të njohura shqiptare po shihen me fanellat e personalizuara duke reprezentuar Prishtinën dhe ngjarjen e ‘3×3’.

Në faqen e Instagramit u pa këngëtarja me nam Dafina Zeqiri së bashku me bashkëthemeluesin e ‘3×3 Prishtina’, Fikret Shatrin duke pozuar me fanellat e ‘3×3 Prishtina’. Gjithashtu krijuesi hiteve më të njohura shqiptare, Majk u pa në Prishtinë me fanellën vjollcë të personalizuar. Në të njejtën kohë reperi i njohur Capital T në koncertin e tij performoi me fanellën e tij të marrë dhuratë nga ‘3×3’.

Edhe modelja shqiptare Tula Abedini dhe DJ Burim Radoni u panë duke realizuar një fotosesion me fanellën e personalizuar të ‘3×3 Prishtina’, foto të cilat po përdoren ne rrjetet sociale të ‘3x3prishtina. Foto të bukura me fanellë u panë edhe ne faqen e Instagramit të DJ First dhe në faqën e portierit të përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj.

Fanellat e dizajnuara nga bashkëthemeluesi i ‘3×3 Prishtina’, Fisnik Juniku kanë frymë sportive dhe urbane të cilat përfaqësojnë qytetin e Prishtinës dhe kulturën e saj duke ofruar një laramani të ngjyrave dhe numrave të ndryshëm për të gjithë, me porosi. Çmimi i fanellave është 20 Euro, kështu duke e mbështetur organizatën në përpjekjet për të sjellë një turnir të kalibrit botëror për qytetarët e vendit. /Telegrafi/