Telegrafi

Yjet e dy skuadrave shkelin tapetin në “Fadil Vokrri”, Morata takon Muriqin

Kosova dhe Spanja ka zbarkuar në tapetin e gjelbër në “Fadil Vokrri”, për ta testuar para ndeshjes.

Aty u pa edhe trajneri Luis Enrqiue, me lojtarët para se të dalin në nxehje.

Pastaj në fushë u futën edhe lojtarët e Kosovës.

Aty u pa edhe një takim i përzemërt i dy sulmueseve kryesorë, të të dy skuadrave, Vedat Muriqit dhe Alvaro Moratas.

Dyshja luajnë në Serie A, Muriqi te Lazio, ndërsa Morata te Juventusi.

Ndeshja fillon në ora 20:45. /Telegrafi/