Yjet e Bayern Munichut janë shoqëruar nga gratë apo të dashurat e tyre në Festivalin e njohur të birrës, Oktoberfest.
Të veshur me rroba tradicionale, bavarezët kanë pozuar për fotografët në evenimentin e famshëm të Munihut.
Futbollistët e klubit më të madh gjerman janë takuar me njeriun më të shpejtë në botë, Usain Bolt.
Disa prej tyre e kanë shfrytëzuar rastin që të fotografohen me të.
Oktoberfest mund t’u shërbejë lojtarëve të Bayernit që të kthjellen pas barazimit të papritur ndaj Kolnit. /Telegrafi/